Orikum-protestZërave kundër ndarjes së re territoriale i janë bashkuar edhe banorët e Orikumit si dhe ata të Dukatit.

Në shënjë proteste ndaj hartës së re që e shkrin këtë njësi administrative duke ja kaluar atë Bashkisë së Vlorës, këta banorë  bllokuan për rreth 20 minuta aksin nacional Vlorë-Sarandë.

Banorët thonë se Orikumi i përmbush të gjitha kriteret e përcaktuara në ligj për të qënë Bashki më vete. Sipas tyre harta e re është bërë për qëllime klienteliste.

Në mbështetje të banorëve ishin edhe këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Orikumit, të cilët firmosën një peticion drejtuar Ministrit të Pushtetit Vendor Bledi Cuçi, ku i kërkojnë që Orikumi të mos bashkohet me Vlorën, pasi në të kundërt do të bojkotojnë zgjedhjet lokale.

Protestave kundër ndarjes së re territoriale i janë bashkuar edhe banorë të Rubikut, ata të Bradasheshit në Elbasan, Himarës, Korçës, Dukagjinit, si dhe të dy komunave Cakran dhe Frakull në Fier.

Zërave kundër hartës së re i është bashkuar edhe kryetari i Komunes se Shëngjinit, ku për herë të parë pas viteve ’90, Shëngjini bashkohet me Lezhën.

Tv Klan