KishaEshtë unike në llojin e saj, por nuk ka marrë vëmendjen e duhur gjatë 24-viteve të fundit.

Kisha e Shën Shtjefnit në Blinisht të Lezhës qe i përket shekullit të 12 dhe që mbrohet nga shteti, sot ka këtë pamje.

Muret janë shembur, ndërsa gjatë viteve të fundit është gërmuar në mënyrë pirateske në brendësi të saj. Për të shpëtuar nga rrënimi i plotë këtë objekt të rrallë të trashëgimisë sonë kulturore, zyra e kulturës kombëtare në Lezhë ka vendosur të bëjë disa ndërhyrje emergjente deri në hartimin e një projekti për rikonstruksionin e plotë të kishës.

Kisha e Shën Shtjefnit është e vetmja kishë katolike e stilit arkitektonik romanik -gotik në vendin tonë që është akoma në këmbë, ndërsa ka të konservuar të gjithë elementet dhe materialin origjinal me të cilin ka qenë e ndërtuar përpara 723-vitesh nga arkitektët & mjeshtrat më të mirë te ardhur nga Franca.

Tv Klan