Një grua nga Brazili ka pësuar një efekt të padëshiruar për shkak të një operacioni plastik. Disa ditë pasi kishte kryer ndërhyrjen, ajo nisi të kishte një dëshirë të shfrenuar për të vjedhur, e ndjekur nga një ndjesi çlirimi nga pas.

Me pak fjalë, tashmë ajo vuan nga sindroma e njohur si kleptomani, (*Dëshirë e shfrenuar për të vjedhur, zakonisht jo me qëllimin për të përfituar financiarisht, apo për përdorim personal), që ndodh kur dëmtohet ajo pjesë e trurit që kontrollon impulset.

40 – vjeçarja i’u nënshtrua një ndërhyrje liposkulpture, zmadhim gjoksi, ngritje të krahëve dhe një ndërhyrje në bark.

Zyrtarisht, operacioni i gruas shkoi mirë, por pasi ajo u zgjua, mjekët vunë re se ajo kishte probleme me kujtesën, ishte e përgjumur dhe apatike.

Dy skanime të ndryshme të trurit treguan se pacientja vuan nga ajo që njihet si dëmtim

hypoxic – ischaemic

i trurit, dëmtim i një pjese të trurit për shkak të mungesës së përkohshme të oksigjenit në tru, gjatë ose menjëherë pas përfundimit të operacionit.

Përpara këtij incidenti, sipas mjekëve, gruaja nuk kishte patur probleme mendore apo abuzime me substanca të tjera.

Ndonënse mbetet e paqartë sesi ka ndodhur mungesa e oksigjenit në tru, eksperti Fabio Nascimento tha për website “Quartz” se, me shumë gjasë ka ardhur si pasojë e një teknike që përdoret gjatë operacioneve plastike, e njohur si deliberate hypertension, me anë të së cilës, mjekët ulin presionin e gjakut të pacientit dhe gjakderdhjen.

Një procedurë zakonisht e sigurtë, por që këtë herë, sipas ekspertit nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. /tvklan.al