I jepet lamtumira e fundit albanologut Robert Elsie. Nderimet për të u mbajtën në ambientet e Bibliotekës Kombëtare.

Historianë, studiues, akademikë, përfaqësues të politikës dhe njerëz të zakonshëm morën pjesë në homazhe. I veshur me kostumin kombëtar popullor, Robert Elsie do të prehet në Theth, mes Alpeve Shqiptare.

Ky ishte edhe amaneti i njeriut që i kushtoi jetën e tij gjuhës, letërsisë dhe historisë së Shqipërisë.

Një nga kontribuuesit më të çmuar të kulturës shqiptare u nda nga jeta në moshën 67 – vjeçare duke lënë një pasuri të jashtëzakonshme në kërkimin shkencor, letërsi të përkthyer dhe projekte që kishin të bënin me njohjen e shqiptarëve kudo në botë.

Tv Klan