Editorial – “The Washington Post”

Disidenca politike është mister i madh dhe i bukur. Për ata që jetojnë në regjime represive, rruga e rezistencës së vogël është jo të rezistojnë, por të akomodohen dhe mbijetojnë, në raste më pak të nderueshme, por të rralla, të bashkëpunojnë. Megjithatë, disa zgjedhin rrugën e hijshme dhe të vështirë. Si pasojë e idealizmit, domosdoshmërisë, refuzimit absolut të paraqitjes apo disa kombinimeve të padepërtueshëm të të triave, ata ngrihen, flasin dhe rrezikojnë.

Liu Xiaobo i Kinës mishëroi traditën disidente duke luftuar pa pushim por në mënyrë paqësore kundër regjimit në vendin e tij që mishëronte autoritarizmin e ditëve moderne – derisa vdiq nga kanceri në mushkëri të enjten në moshën 61-vjeçare.

Liu lindi në vitin 1955, në agoninë e tmerrshme të viteve të para të Republikës së Popullit dhe studio letërsi dhe filozofi duke fituar doktoraturën në vitin 1988. I ndikuar nga rënia e komunizmit në Europë dhe si pasojë e hapjes së pakët të Kinës nën regjimin e Deng Xiaopingut, ai iu bashkua protestave të studentëve në Sheshin Tiananmen në vitin 1989. Ky aktivizëm i ndërgjegjshëm solli dënimin e tij me dy vite burg. Më pas ai shërbeu për tre vite në një kamp pune për shkelje të tjera politike të pretenduara.

Kauzat e Liu-t ishin liria dhe demokracia, të cilat i konsideronte të aplikueshme universalisht, jo importime të Perëndimit për të cilat vendlindja e tij ishte disi ‘jo e gatshme’. Kërkesa e tij specifike ishte që autoritetet komuniste të Kinës të pranonin nevojën për rregullime kushtetuese që do të vendosnin zgjedhje, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, të shtypit, të mbledhjes dhe të fesë.

Në dhjetor të vitit 2008 Liu iu bashkua intelektualëve të tjerë duke publikuar Kartën 08, një manifest pro-demokracisë i modeluar mbi Kartën 77 të lëshuar nga disidentët Çekë 31 vite më parë. Dokumenti jo vetëm që u bënte thirrje udhëheqësve të Kinës të mundësonin të ardhme më të mirë për njerëzit e tyre; por gjithashtu tregonte të vërtetën për çmimin “gargantuan” që njerëzit e Kinës kishin paguar që prej revolucionit të vitit 1949: “Dhjetëra milionë njerëz kishin humbur jetën dhe disa gjenerata kishin përjetuar shkeljen mizore të lirive, lumturisë dhe dinjitetit të tyre njerëzor”, thuhej në manifest.

Adresimi i drejtë i të shkuarës, tashmes dhe të ardhmes së Kinës bëri që Liu të dënohej me 11 vite burg për “nxitje të përmbysjes së pushtetit shtetëror”, i cili filloi në vitin 2009 dhe që vazhdonte ta kryente, megjithëse frymën e fundit e dha në një spital. Disidenca e tij e patundur po ashtu i solli Liut Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2010, megjithëse Pekini refuzoi ta lejonte të udhëtonte drejt Oslos për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, sikurse refuzoi ta lejonte të takonte miqtë dhe dashamirët në ditët e tij të fundit, apo të shkonte jashtë Kinës për trajtim mjekësor.

Këto ofendime finale kishin si qëllim ta degradonin dhe poshtëronin, por tentativa ishte e kotë dhe në të vërtetë turpëroi ata që e bënë. Pak para se Liu të vdiste, njeriu përgjegjës për këtë dhe kaq e kaq abuzime të tjera në Kinë, Presidenti Xi Jinping prehej në shkëlqimin dhe madhështinë e politikës ndërkombëtare në Samitit të G20-ës, në Hamburg. Megjithatë përgjatë gjithë udhëheqjes së Xi-së, vendi i vërtetë i nderit në Kinë ka qenë cilido vendizolim ku ishte Liu Xiaobo.

Shqipëroi: tvklan.al