Shumë shpejt, banorët e kryeqytetit do të njihen edhe me ndërlidhësin, personi që do të zgjidh problemet mes tyre dhe njësisë administrative, apo dhe problemet mes fqinjëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u takua me ndërlidhësit e Njësisë Numër 1, ku dhe i paralajmëroi për detyrimet që kanë.

Zgjedhja e një administratori për çdo pallat, brenda këtij viti do të jetë një tjetër detyrë ndërlidhësve, të cilët janë përgjegjës për një zonë me afro 3200 banorë.

Tashmë 24 njësitë administrative të Bashkisë Tiranë kanë të zgjedhur ndërlidhësit e tyre. Veliaj ka kërkuar prej tyre të identifikojnë dhe familjet në nevojë, të cilave duhet t’u gjenden pranë në emër të Bashkisë, për t’i ndihmuar në raste fatkeqësishë.

Tv Klan