Këngëtari Ed Sheeran është nderuar me medalje nga Princi Charles në Pallatin mbretëror Buckingham në Londër. Ylli i muzikës pop u vlerësua për kontributin që ka dhënë në muzikë dhe për bamirësi. Kjo medalje e bën atë anëtar të Urdhrit të Perandorisë Britanike.

 Ed Sheeran u shpreh se, nëse do t’ia ofronin si mundësi, ai do të performonte me shumë kënaqësi në dasmën e Princit Harry me Meghan Markle.

Medaljen këngëtari ia dedikoi gjyshit të tij të ndjerë, pasi ishte një fans i madh i familjes mbretërore.

“Jam i sigurt që ai do të ishte shumë krenar për mua”

ishin fjalët e këngëtarit të hitit “Shape of you”.

Burimi: Klan Plus