Ndërprerja e reshjeve të bores në juglindje është pasuar nga ulje e ndjeshme e temperaturave të cilat kane variuar nga -10 deri në – 13 gradë Celsius.

Të gjitha akset nacionale që lidhin Korçën me zonat e tjera të qarkut janë të qarkullueshme normalisht. Normal është qarkullimi edhe drejt destinacioneve turistike të Dardhës dhe Voskopojës, të cilat kalohen pa pasur nevojën e zinxhirëve. Trashësia e borës në zonat urbane është deri në 10 centimetra ndërsa në lartësitë mbi 1000 deri në 40 centimetra.

Ulja e temperaturave ka krijuar ngrica në disa segmente të akseve nacionale, në të cilët rekomandohet reduktim i shpejtësisë dhe përdorimi i gomave dimërore. Vështirësi për shkak të ngricave ka në segmentin e Qafës së Qarrit në aksin Korçë-Ersekë, gjithashtu edhe në Qafëthanë.

Të bllokuara nga bora janë fshatrat e Njësisë Adaministrative  Vithkuq në Korçë, ku po punohet për hapjen e rrugës së Panaritit dhe Shtyllës.

Klan News