Ka ndërruar jetë 49- vjeçari me inicialet Gj.P, pasi një ditë më parë u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi në fshatin Mërtish, Divjakë ku Alban Pashaj, 32 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka aksidentuar 49-vjeçarin, i cili udhëtonte me biçikletë.

Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i biccikletës nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin drejtuesit të automjetit Alban Pashajt,  pasi akuzohet për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/tvklan.al