Analisti dhe gazetari  Andrea Stefani  ka ndërruar jetë, pas një sëmundjeje të rëndë. Mësohet se Stefani vuante prej kohësh nga kanceri në ezofag, por edhe pse mori mjekim në një spital në Romë nuk arriti t’i mbijetonte sëmundjes.

Prej më shumë së 20 vitesh Stafani ka punuar si gazetar dhe analist në shumë media.

Njihej për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri. Dimensionit të tij si gazetar i bashkëngjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.

Ka qenë kryeredaktor dhe  themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet ishte mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive. Është autor i librit publicistik “Albanistan”.

Prej shumë vitesh Stefani ishte analist i studios së emisionit “Opinion” në Tv Klan.

/tvklan.al