Miliarderi, filantropi amerikan David Rockefeller ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 101-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i familjes pasanike. Ai tha se miliarderi ndërroi jetë paqësisht teksa po flinte në banesën e tij, në Nju Jork.

David Rockefeller konsiderohet si një nga sipërmarrësit më të suksesshëm dhe bamirës në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Ai ka dhuruar rreth 2 miliardë dollarë gjatë, në projekte universitare dhe muzeume arti. Pasuria e tij vlerësohet rreth 3 miliardë dollarë.

Tv Klan