Aktori Sir Roger Moore, i njohur për rolin e James Bondit, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”, e cila citon familjen e tij.

Ai ka luajtur rolin e spiunit të famshëm në serinë e filmave James Bond.  

Familja e Sir Roger e konfirmoi lajmin në Twitter, duke thënë se ai kishte vdekur pasi kishte humbur “një betejë të shkurtër por të guximshme me kancerin”.

“Me trishtim, ne duhet të ndajmë lajmin e tmerrshëm që babai ynë, Sir Roger Moore, ndërroi jetë. Jemi të shkatërruar”,thanë ata në Twitter.

Sir Roger vdiq në Zvicër ndërsa funerali i lamtumirës do të kryhet në Monako në përputhje me dëshirën e tij./tvklan.al