Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Jonuz Musliu.

59-vjeçari mbante edhe detyrën e kryetarit të Asamblesë Komunale të Bujanovcit.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale të Preshevës. Jonuz Musliu vuante prej disa vitesh nga zemra dhe veshka. Ai ndërroi jetë paraditen e sotme në një spital në Turqi.

/tvklan.al