Aktori kosovar, Blerim Peci është ndarë nga jeta në moshën 44-vjeçare. Ai mësohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje dhe ndërroi jetë orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Ka qenë miku i tij Fehmi Ferati, i cili e ka bërë fillimisht publik lajmin për ndarjen nga jeta të Pecit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Herët bre Bel, shumë para kohe me shkru këtë lajm për ty”. Rënd shumë e rëndë bre”! Njoftojmë miqtë, shokët, familjarët e bashkëpunëtorët se Blerim Peci sot ndërroi jetë

”, shkruajti Ferati.

I konsideruar si një prej aktorëve të humorit më të dashur në Kosovë, Blerim Peci e nisi karrierën në emisionin “Show Meselation”, ndërsa vitet e fundit ai ishte pjesë e emisionit humoristik “Vikendi”.

Bici ishte i njohur për publikun në Shqipëri edhe pas një videomontazhi humoristik që ai kishte bërë me drejtuesin e “Zonë e Lirë”, Arjan Çani.

Homazhet për Pecin po zhvillohen nga ora 13:00 deri në orën 15:00, ndërsa ai do të përcillet për në banesën e fundit rreth orës 16:00 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

/tvklan.al