Bota e motoçiklizmit dhe i gjithë sporti është në zi. Piloti amerikan Nicky Hayden ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare. Ai pësoi një aksident me biçikletë në Itali, ku po stërvitej.

Pas pesë ditësh në gjendje të rëndë në spital, Hayden nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë dhe trup.

Nicky Hayden u shpall kampion bote në Moto GP në vitin 2006, ku mundi rivalin e vjetër Valentino Rossi.

Tv Klan