Pas ndërtimit të tre inceneratorëve të mbetjeve në Tiranë, Fier e Elbasan, Lulzim Basha thotë se qëndron një skemë korruptive e mafioze. Sipas kreut të demokratëve, pronarët e vërtetë janë Kryeministri dhe ministri i Financave.

“Kjo është aferë kriminale mafioze. Bëhet fjalë për 400 milionë që do të Euro paguhen nga shqiptarët për ndërtimin e inceneratorëve në 20 vjet. Pronësia e tre inceneratorëve është e të njëjtit person. Kjo është skemë korruptive për të mbuluar pronarët e vërtetë, që janë Edi Rama dhe Arben Ahmetaj”.

Basha i bëri thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Prokurorisë të hetojnë atë që selia blu e cilëson aferë mafioze, skemë që sipas tij pritet të shtrihet edhe në Korçë e Rrogozhinë, pavarësisht kundërshtive të banorëve në këto zona.

Tv Klan