Qindra banorë të lugines së Drinit të Zi kanë dalë në protestë duke kërkuar nga qeveria transparencë për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Drin.  Protestuesit thonë se qeveria po manipulon  me projektin e Katundit të Ri por pas saj fshihet edhe ndërtimi i Skavicës .

Ata janë të shqetësuar për ecurinë  e  shpronsimeve  dhe përmbytjet e zonës nga një investimi i tillë.

Banorë të luginës së Drinit të Zi kanë protestuar në qendër të Maqellarës për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve mbi këtë lumë. Protestuesit thonë se qeveria me anë të projektit të Katundit të Ri po fsheh ndërtimin e Skavicës. Ata kërkojnë transparencë të projekteve pasi janë të shqetesuar për shpronsimet apo përmbytjet e zonës nga një investimi i tillë.

Banorët ankohen se takimet e zhvilluara nga ana e Ministrisë së Energjisë janë bërë me banorë të zgjedhur nga Katundi i ri që mos të dëgjonin Dibrën.

Kompania konsulente për projektin e hidrocentralit të Skavicës ka hedhur  poshtë variantin e parë me një digë dhe ka propozuar një variant me dy kaskada.  Sipas  qeverisë katundi i ri do të ndërtohet nga  operatorët private ndërsa  për tjetrën  qeveria insiston në gjetjen e formave të financimit që ta realizojë Korporata Elektroenergjitike shqiptare por që ende nuk ka  një vendim.

Tv Klan