Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për negocimin e kontratës mes shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited”,  që parashikon ndërtimin dhe menaxhimin e një porti të ri në bregdetin e Karpenit, në Kavajë.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi tha se kompania ka sjellë ka ofertë të pakërkuara në qershor të këtij viti, për ndërtimin e portit në Karpen dhe synon të investojë 5 miliardë dollarë. Porti do të shërbejë për ankorimin e anijeve të mëdha të transportit detar.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi:

 Do të hap 7 mijë vende pune. Vetëm faza e ndërtimit do të sjellë një investim vjetor të barabartë me 57% të PBB-së çdo vit. Projekti parashikon disa alternativa për ristrehimin dhe shpërblimin e pronarëve të tokave, ku do të realizohet zona ekonomike. Sipas propozimit, në zonën ekonomike janë regjistruar një total prej 220 strukturash (banesa, ndërtesa të braktisura, ferma, një stacion karburanti i braktisur dhe disa cisterna karburanti). Alternativat e propozuara përfshijnë ndërtimin e një sere moderne me teknologji të lartë për të rritur.

Opozita abstenoi në votim, duke  kërkuar më shumë transparencë për projektin. Pikëpyetje u ngritën edhe lidhur me kapitalin financiar të “Star Bridge”, e cila figuron vetëm  me 100 paund, por ministrja Ekonomi sqaroi se roli i saj është thjesht ndërmjetësues  dhe janë kompani të tjera  të fuqishme që do investojnë. /TV KLAN