Një ditë pas humbjes me Serbinë, Kryeministri i vendit Edi Rama vlerësoi atë që ai e quajti fitore jashtë fushe, sjelljen e tifozëve shqiptarë.

Duke falenderuar grupimet e tifozëve, Rama veçoi momentin kur tifozëria shqiptare duartrokiti daljen nga fusha të kapitenit serb Ivanoviç, i cili u dëmtua.