EDI RAMA

Një ditë pas humbjes me Serbinë, Kryeministri i vendit Edi Rama vlerësoi atë që ai e quajti fitore jashtë fushe, sjelljen e tifozëve shqiptarë.

Duke falenderuar grupimet e tifozëve, Rama veçoi momentin kur tifozëria shqiptare duartrokiti daljen nga fusha të kapitenit serb Ivanoviç, i cili u dëmtua.

Kryeministri mori përsipër t’u përgjigjet edhe kritikave ndaj futbollistëve, duke kërkuar më shumë mbështetje për ta në ndeshjen e fundit.

Kreu i qeverisë pati nje falenderim të veçantë edhe për forcat e policisë së shtetit për profesionalizmin e treguar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë jashtë stadiumit.

Tv Klan