Një tifoz ka ndërruar jetë në shkallët e stadiumit “Skënderbeu”, ku po luhet ndeshja Skënderbeu-Partizani.

Sipas burimeve të policisë dyshohet se shkak i vdekjes së shtetasit A.T, rreth 65 vjeç, ka qenë infarkti në zemër. 65-vjeçari banonte në lagjen nr 2 në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20’ të ndeshjes,  ndërsa tifozi ndodhej i ulur në tribunën B në stadiumin e Korçës.

/tvklan.al