Policia e Tiranës  ka njoftuar për  bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e  marra, pasi ditën e nesërme në orën 18:00, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” do të zhvillohet ndeshja e Futbollit ndërmjet ekipeve Tirana – Partizani, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.

Në njoftimin e saj, policia ka bërë me dije se në stadium nuk do të lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha, çelsa metalik apo sende të tjera të forta.

Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët:

“Dervish Hima”,”Faik Konica”, “Papa Gjon Pali II” dhe rruga “Lekë Dukagjini” në segmentin hyrës të Sheshit Italia. Gjithashtu ,do të ketë kufizime dhe bllokime nga ora 15:00 deri në orën 17:30 në:

Rrugën “Dritan Hoxha” nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga “Muhamet Gjollesha” deri në kryqëzim me Rrugën “Myslym Shyri”.

Rruga “Myslym Shyri” deri në kryqëzim me Rrugën “Sami Frashëri” – Rruga “Sami Frashëri” deri në kryqëzim me Sheshin “Ëilson”

Rruga “Abdul Frashëri” – Rruga “Ibrahim Rugova” mbas Presidencës.

Rruga e “Durrësit” në kryqëzim me Sheshin “Skënderbej” – Sheshi “Skënderbej” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga ” Giorg W. Bush” – Ura e Rrugës së “Elbasanit” – Bulevardi “Bajram Curri” deri në Kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” – Rruga ” Papa Gjon Pali i II” deri tek Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”.

Të gjitha lokalet përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” do të mbyllen.

Gjithashtu policia ka njoftuar se nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 – vjeç të pa shoqëruar nga prindërit./tvklan.al