Flamurtarit i duhet fitore jo vetëm për të qëndruar në ndjekje të Skënderbeu dhe njëkohësisht për të ruajtur distancën me ekipet ndjekëse. Shpëtim Duros i duhet të përgatisë skuadrën për ndeshjen me Laçin që është vetëm 4 pikë larg.

“E respektojmë Laçin për ç’ka ka bërë jemi për rezultat maksimal”.

Partizani po tregon me rezultate se i është rikthyer vetëbesimi, por në javën e 15 do të vizitoi luftëtarin në Gjirokastër që drejtohet nga Hasan Lika, një prej njohësve më të mirë të të kuqve.

 “S’ka ndeshje të lehta çdo kundërshtar ka veçorinë e vet”.

Ndërsa me interes pritet përballja e Vllaznisë me Kamzën. Shkodranët u eliminuan nga kupa dhe do t’i përqendrojnë forcat vetëm në kampionat.

“Skuadër e frikshme askush nuk e mendonte këtë për një skuadër të ardhur nga kategoria e parë”.

Vllaznia vjen nga dy humbje radhazi në kampi0onat që e zbritën në vendin e 9 të renditjes në zonën e rënies nga kategoria.

Tv Klan