Vëmendja e Shqipërisë nuk do të jetë vetëm në Palermo sot, por edhe në Gijon dhe Vaduz. Rivalët e Grupit G do të luajnë në të njëjtin orar. Më e rëndësishme është përballja që do të zhvillohet në stadiumin “El Molinon” mes Spanjës dhe Izraelit. Fitorja në muajin nëntor ndaj Shqipërisë e ka ngjitur në vendin e tretë përfaqësuesen izraelite, por sot ka përballë ekipin më të fortë në grup. Spanja synon një fitore për të mbrojtur kreun.

Kjo sfidë tërheq vëmendjen edhe për masat e forta të sigurisë, veçanërisht pas atentatit në Londër pak ditë më parë. Forcave të shumta të sigurisë spanjolle i shtohen edhe shërbimet sekrete të Izraelit, që shoqërojnë gjithmonë  ekipin. Ndeshja tjetër është ajo mes Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. Dy ekipet që mbyllin renditjen në Grupin G, pa pikë pas 4 ndeshjeve të para.

Tv Klan