Ndëshkime për trukimet në Kosovë



Federata e Futbollit të Kosovës dha dënimet për skandalin e trukimeve sezonin e kaluar mes Dritës dhe Prishtinës.

Trajneri i skuadrës nga Gjilani, Ismet Munishi është përjashtuar për 6 muaj, ndërsa ndëshkime më të rënda pati për zyrtarët e sfidës. Gjyqtari kryesor Bajram Gashi është dënuar me 1 vit përjashtim nga Komisioni i Disiplinës, asistenti Edmond  Zeqiri me 6 muaj, ndërsa delegati i federatës Ali Ajeti është përjashtuar për 2 vjet.

Federata e Futbollit të Kosovës e sapo anëtarësuar në FIFA dhe UEFA, reagoi menjëherë pas skandalit të filmuar në fshehtësi.

Aty paraqitej gjyqtari Bajram Gashi, i cili tregonte trajnerit Ismet Munishi se kishte ndihmuar Dritën në një ndeshje të sezonit të kaluar ku rrezikonte rënien nga kategoria. Klubi nga Gjilani e pezulloi menjëherë teknikun e njohur si një masë e parë për këtë ngjarje.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione