Thirrjet raciste në sfidën me Partizanin e Beogradit bënë që UEFA të dënojë me 1 ndeshje pa tifozë Skënderbeun.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi korçar që do të mbajë dyert e stadiumit të mbyllura në sfidën e rëndësishme me Dinamon e Kievit më 23 nëntor në Elbasan Arena. Skënderbeu është ndëshkuar edhe me 60 mijë euro gjobë për sjelljen e tifozëve.

Menjëherë i është kërkuar UEFA-s edhe vendimi i argumentuar. Skënderbeu të enjten e ardhshme do të luajë në Beograd në një stadium ku do të ketë vetëm shikues serbë.

Tv Klan