Hakeri shqiptar që akuzohet se ka ndihmuar Shtetin Islamik duke i siguruar emrat e më shumë se 1000 punonjësve të qeverisë dhe të ushtrisë së SHBA-së, të cilët ishin objektiva të mundshëm rrezikon të dënohet me 25 vite burg.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Ardit Ferizi, i lindur në Kosovë dhe i arrestuar vitin e kaluar në Malajzi.

Ai do të dënohet ditën e sotme në gjykatën federale në Aleksandri, Virginia.

Më herët gjatë këtij viti, ai u bë personi  i parë i dënuar për të dy akuzat e hakimit të kompjuterave dhe terrorizmit.

Ferizaj hakeroi një kompani private ku zbuloi emrat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonave të më shumë se 1300 njerëzve me adresat “.gov “dhe “.mil.”

Shteti Islamik publikoi emrat përmes një kërcënimi për sulm.

Stephen Tschida, një reporter i ABC7 News, tha se ka qenë në sallën e gjyqit në Janar të 2016, kur Ferizi u paraqit fillimisht.

Tschida tha se Ferizi ishte disi “i qeshur” në sallën e gjyqit teksa fliste me përkthyesin e tij shqiptar.

Prokurorët kërkojnë një dënim maksimal prej 25 vitesh burg, ndërsa avokatët mbrojtës kanë kërkuar një dënim me 6 vite burg, pasi sipas tyre Ferizi nuk ka shkaktuar asnjë dëm të madh./tvklan.al