Dy javë para se të mbushen 20 vite prej vdekjes së Princeshës Diana, në media është publikuar një letër private e Mbretëreshës Elizabeth drejtuar të besuarës së saj, Abel Smith. Kjo letër e shkruar me dorë zbulon për herë të parë ndjenjat e familjes mbretërore për humbjen e padrejtë të Dianës.

“Faleminderit shumë për letrën tuaj. Vdekja e Dianës ishte me të vërtetë e trishtuar dhe një humbje e madhe për vendin. Reagimi për vdekjen e saj duket se bashkoi njerëzit në mbarë botën në një mënyrë shumë frymëzuese. Emocionet janë shumë të ngatërruara. Kemi kaluar të gjithë një përvojë shumë të keqe!”

Letra private e Mbretëreshës u zbulua për publikun 12 vjet pas vdekjes së Abel Smith, pasi u shit në një ankand. Pak orë pasi Princesha Diana kishte lënë frymën në asfalt, Mbretëresha Elizabeth, e veshur me të zeza, iu drejtua britanikëve me një mesazh prekës. Ajo e quajti Dianën një njeri të veçantë dhe karizmatik, që në kohë të mira dhe të këqija nuk e kishte humbur kurrë aftësinë për të buzëqeshur. Historia e dashurisë me Dodi Alfajed u përfol si ngjarja që shënoi kthesën në marrëdhëniet e pinceshës me familjen mbretërore.

TV KLAN