“Më vjen keq, vrasja ime e parë nuk ishte më e arrira”

, kështu shkruhej në një letër të gjetur nga policia në një skenë krimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trupat e pajetë të Golam dhe Shamima Rabbi u gjetën në shtëpinë e tyre në San Jose të Kalifornisë më 24 Prill.

Policia nuk e ka komentuar ende ekzistencën e kësaj letre të gjetur pranë trupave të bashkëshortëve, por sipas mediave lokale, ajo u raportua nga miqtë e tyre që gjetën trupat.

Sipas policisë, viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Motivi mbetet ende i paqartë ashtu sikurse, ndërsa nuk ka ende një autor të dyshuar.

Banorët e zonës u shokuan nga vrasja e çifti me origjinë nga Bangladeshi. Ata i përshkruajtën si njerëz të urtë, të sjellshëm dhe paqësor./tvklan.al