Një burrë me kancer të avancuar në prostatë është shëruar, pasi mjekët e goditën me një sasi të madhe testosteronesh.

Trajtimi eksperimental, ngadalësoi gjithashtu sëmundjen tek pjesa më e madhe e 46 pacientëve, që iu nënshtruan atij.

Rezultatet paraprake janë të papritura, pasi kanceri në prostatë mendohet se përdor pikërisht testosteronet për t’u ushqyer dhe pjesa më e madhe e trajtimeve punojnë në mënyrë të tillë që e “ngordhin” tumorin duke mos i dhënë këtë hormon.

“Rezultatet janë të papritura dhe shumë premtuese”

tha Sam Denmeade, nga Universiteti i Mjekësisë Johns Hopkins në Baltimore, drejtuesi i grupit të shkencëtarëve që po testojnë këtë trajtim të ri.

Terapitë në pjesën më të madhe të rasteve të kancerit në prostatë, gjatë dekadave të fundit kanë funksionuar duke hequr hormonet e testosteroneve. Por tumorët mund të bëhen shumë shpejt rezistentë ndaj këtyre trajtimeve.

Duke qenë se në të shkuarën, rezultatet laboratorike kishin treguar se niveli i lartë i këtij hormoni mund t’i ndalonte apo edhe t’i vriste qelizat kancerogjene në prostatë, shkencëtarët vendosën që të provonin diçka tjetër.

Ata i dhanë pacientëve të paktën tre cikle të asaj që duhet

terapi bipolare androgjeni

(BAT), që përfshinte tejmbushjen dhe më pas zbrazjen e trupit me testosterone.

Kjo përfshinte tre injeksione të dozave të larta të testosteronit çdo 28 ditë, ndërsa njëkohësisht atyre iu dha një ilaç që ndalonte prodhimin e natyrshëm të testosteronit.

Kjo do të thoshte se një moment që efekti i injeksioni të parë mbaronte, këta meshkuj nuk kishin më testosterone në trup.

Rezulatet ishin të pabesueshme. Aq sa tumori i njërit prej pacientëve, i cili iu nënshtruar 22 cikleve të trajtimit, për gati 2 vjet, u zhduk.

Pavarësisht suksesit, shkencëtarët ende nuk janë të sigurtë sesi fuksionon ky trajnim. Ata thonë se do të duhet ende shumë punë kërkimore për ta përhapur në mënyrë masive./tvklan.al