Mjekët britanikë në spitalin e fëmijëve, “ Newcastle”, kanë arritur të shpëtojnë një vajzë të vogël e cila mbahej në një “njësi flluske”, pasi vuante nga insufiçenca e imunitetit.

Ajo çfarë e bën të rëndësishme është fakti që teknika e re e përdorur nga mjekët ishte thjesht një metodë, në proçes studimi dhe e paprovuar ndonjëherë.

Kristina Vukolova u diagnostikua me insufiçensë imunitare të kombinuar me rrezikshmëri të lartë të prekjes nga infeksionet.

Ajo ishte vetëm 6 muajshe kur një donator i dhuroi disa qeliza nga placenta e kurrizit. Pasi transplanti rezultoi i dështuar, ajo u mbyll  përsëri në një flluskë sterile.

Katerina kaloi 3 muaj brenda në flluskë, sepse edhe një ulje temperature e ambientit mund ta vriste atë.

Mjekët morën aprovimin  nga nëna e saj Jekaterin, për provimin e një metode e cila nuk ishte vënë në zbatim më parë.

Qelizat  burimore dhe qelizat e bardha të gjakut u morën nga nëna e saj duke i transplantuar tek vogëlushja.

Disa prej qelizave të bardha mund të shkaktonin një sëmundje totalisht fatale, por ekipi mjekësor arriti t’i largojë me injektime antitrupash dhe nëpërmjet një makinerie me magnet.

pas operacionit, Kristina shfaqi rezultate mjaft pozitive  dhe analizat e herëpashershme kanë treguar se tani ajo është e shëndetshme dhe një 4-vjeçare e lumtur.

Nëna e saj ka thënë: “

Unë nuk kam fjalë për të falënderuar mjekët e Spitalit për fëmijët, Newcastle”./tvklan.al