alzheimer

Ndotja e mjedisit rrit mundësinë e prekjes nga sëmundjet neurodegjenerative si Alzhaimeri apo Parkinsoni. Ky është studimi më i fundit i ekipit kërkimor të Universitetit të Harvardit në Boston, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për çdo rritje të sasisë së të ashtuquajturave mikro-grimca në atmosferë, të njohura më gjerësisht si PM 2.5, rreziku i prekjes nga këto sëmundje është edhe më i madh, thotë studimi i publikuar në revistën “

Environmental Health Perspective

”.

Ekipi kërkimor ka kryer vëzhgime të imtësishme dhe rezultoi se për 1 mikrogram për metër kub të PM 2.5, rriten me 8% diagnostikimet me Parkinson dhe me 15% ato me Alzhaimer.

Janë pikërisht mikro-grimcat, që shkarkohen në atmosferë, kryesisht nga motorrët diesel të automjeteve, apo edhe ndotja industriale, ato që përbëjnë rrezikun më të madh për jetën e njeriut, pasi arrijnë të futen në organizëm. Të njohura më gjerësisht si PM 2,5, këto mikro-grimca kanë një diametë më të vogël se 2.5 mikrometër dhe janë 100 herë më të holla se floku i njeriut.

Dr. Maria Neira, Drejtore e Departamentit të Shëndetit Publik në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, vlerëson se ky studim konfirmon se ndotja e mjedisit është një nga problemet më të rëndësishme të shëndetit publik dhe duhet ndërhyrë në mënyrë urgjente për të zbatuar rekomandimet për uljen e saj.

Tv Klan