Zona muzeale dhe vendvarrimi i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti në qytetin e Lezhës, mbetet një prej atraksioneve turistike mjaft të kerkuara. Por duke qenë krejtësisht e hapur, problematika me ndotjen është një shqetësim serioz.

Vizitorët dhe turtistët që tentojnë të hyjnë pranë mureve antike do të vërejnë menjëherë ndotjen e krijuar nga individë të papërgjegjshëm. Përgjegjësi i Muzeut pranë Bashkisë Lezhë, Paulin Zefi thotë se shkak është mungesa e kangjellave të cilat u hoqën në 2014.

Rikthimi i rrethimit do të jetë zgjidhja e vetme për këtë situatë sipas përgjegjësit të Muzeut, i cili thotë se ka gati edhe projektin përkatës.

Në Qershor, vendvarrimi i Gjergj Kastriotit do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, por në plan nuk është vendosja e rrethimit që do ta mbronte nga ndotja.

Tv Klan