Sipas një raporti të

The Lancet

të publikuar nga

BBC

, rreth 9 milionë persona kanë vdekur për shkak të ndotjes në të gjithë botën në vitin 2015.

Gati të gjitha këto raste ndodhën në vende me të ardhura të ulëta ose mesatare. Bangladeshi dhe Somalia janë vendet më të prekura, ndërsa Brunei dhe Suedia janë vendet që kanë më pak të vdekur për shkak të ndotjes.

Ndotja shpesh shkakton sëmundje jo-infektive, siç janë sëmundjet e zemrës, tromboza dhe kanceri i mushkërive.

Shkaku kryesor i vdekjeve prej ndotjes është ajri, duke numëruar dy të tretën e vdekjeve prej saj. Llogaritet se 6,5 milionë njerëz kanë vdekur prej ndotjes së ajrit duke përfshirë këtu ato të shkaktuar prej gazërave dhe djegies së qymyrit apo drurit në ambiente të mbyllura.

Një tjetër faktor i rrezikshëm është edhe ndotja e ujit. Rreth 1,8 milionë njerëz llogariten të kenë vdekur prej ndotjes së ujit, ndërsa 800,000 persona kanë vdekur për shkak të ndotjes në vendin e tyre të punës.

/tvklan.al