Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesiditën e sotme tek ura në fashatin Mënik, në lumin Erzen. Mësohet se dy fëmijë përkatësisht A. B., 11- vjeç dhe S. B 10 – vjeç janë mbytur duke u larë në lumë.

Të miturit kishin hyrë në rezervuar për tu larë, por nuk kanë mundur të dalin dot më. Policia ka shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.06.2017, rreth orës 12:20, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se tek ura në fashatin Mënik, në lumin Erzen duke u larë janë mbytur dy fëmijë të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, A. B., 11 vjeç dhe S. B., 10 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave./tvklan.al