Ministria e Mjedisit parashikon ndryshime ligjore për të mbrojtur dhe monitoruar faunën e egër në vend. Në Ditën Botërore të Mjedisit, Ministri Lefter Koka, tha se moratoriumi i gjuetisë është një nga masat e ndërmarra për përshtatjen edhe te sfidave globale për mbojtjen e faunës.

Ministri tha se ndotja e ajrit mbi normën e vendeve të Bashkimit Europian është një shqetësim që kërkon angazhimin e bashkive në vend, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe atë të Energjitikës. Këto deklarata, Ministri Koka i bëri gjatë një takimi me studentët vullnetarë që do të përfshihen në monitorimin e florës dhe faunës në vend.

Tv Klan