I detyruar për shkak të dëmtimeve dhe kartonëve, Christian Panucci pritet të bërë ndryshime në skuadër për ndeshjen me Italinë.

Pas humbjes me Spanjën, italiani i ka filluar edhe një herë nga fillimi llogaritë si do të përballojë kombëtaren e vendit të tij.

Rikthehet nga pezullimi i Mërgim Mavrajt dhe Odise Roshi. Të dy të gatshëm për teknikun. Në mbrojtje pritet të ndodhë ndryshimi më i madh teksa, Balliu, Veseli dhe Memolla mendohet se do ta nisin nga stoli.

Në mesfushë nuk do të jenë Xhama dhe Llullaku ndërsa në sulm Grezda nuk parashikohet si titullar. Burim Kukeli ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë në gjendje për ndeshjen ndaj Italisë.

Në këtë mënyrë në mbrojtje dhe siguri për skuadrën do të jetë kapiteni Agolli. I sigurtë duket edhe Sadiku në sulm.

Me ndryshimet e ndodhura Panucci pritet të rikthejë rreshtimin 4 – 1 – 4 – 1.

Në portë do të jetë Berisha, ndërsa në mbrojtjen me katër do të luajnë Hysaj, Ajeti Mavraj dhe Agolli. Përpara mbrojtjes Kaçe ose Lila.

Në mesfushë Roshi, Memushaj Basha dhe Latifi. Sadiku sulmues i vetëm.

Objektivi për këtë ndeshje, të rezistohet sa më shumë me lojë të mirë ndaj Italisë.

Tv Klan