Christina Aguilera COVER

Është një ndër zërat më të mirë të muzikës pop por përveç muzikës, Christina Aguilera është një ndër këngëtaret, trupi i së cilës ka e evoluar ndër vite.

Nga tepër elegante, tek një trup i mbushur e në disa periudha të tjera edhe e shëndoshë. Aguilera ka suprizuar jo pak herë gjatë këtyre viteve me ndryshimet e saj fizike.

Ajo u shfaq për herë të parë në publik në 1999 – ën në çmimet e Teen Choice Awards me një trup të tonifikuar e tepër elegant.

Në 2007 – ën, një muaj pasi solli në jetë fëmijën e parë, Aguilera erdhi me trup më të mbushur.

Dy vite më vonë këngëtarja shfaq sërish tepër elegante.

Rikthehet me disa kilogramë të tepërt në 2010 – ën dhe format e saj vijojnë të zgjerohen.

Pas një periudhe të gjatë, Aguilera rishfaqet në publik në 2013 – ën sërish në formë.

Shtatzënia e saj e dytë e sjell Aguilerën sërish me forma, ndonëse pas lindjes në Maj të këtij viti, 34 – vjeçara i është rikthyer sërish linjave elegante.

tvklan.al