Mirëmenxhimi i mbetjeve urbane nuk do t’i shërbejë vetëm industrisë së riciklimit, por edhe parandalimit të përkeqësimit të faktorëve klimatikë.

Ajo është një nga pikat e përcaktuara në komunikimin e tretë kombëtar të Shqipërisë në konventën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Në raport thuhet se ndryshimet klimatike kanë sjellë pasoja negative në gjithë territorin, ku zona fushore është më e prekura si pasojë e erozionit.

Të gjithë sektorët ekonomikë janë të prekur nga ndryshimet klimatike, por sipas Ministrit Koka, bujqësia është më e kërcënuar si pasojë e përmbytjeve apo pakësimit të rezervave ujore.

Tv Klan