Shtëpia e Bardhë ka aprovuar një raport të agjencive amerikane se ndryshimet klimatike kanë ardhur për shkak të njeriut. Por natyrisht kjo lëvizje bie ndesh me politikat e Presidentit Donald Trump, i cili disa muaj më parë tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja për Klimën.

Toka po përjeton përiudhën më të nxehtë të historisë së civilizimit dhe banorët e saj janë shkaku kryesor i rritjes së temperaturave që janë verifikuar nga fillimi i shekullit XX.

Kjo është konfirmuar në një raport shkencor të agjencive federale të Shteteve të Bashkuara. Lajmi është publikuar nga

New York Times

. Sipas kësaj media, raporti është aprovuar nga Shtëpia e Bardhë dhe natyrisht bie ndesh me qëndrimin e administratës së presidentit Donald Trump lidhur me ndryshimet klimatike.

Gjatë 115 viteve të fundit, temperaturat mesatare globale janë rritur me 1 gradë Celsius, duke shkaktuar ngjarje rekord të motit dhe temperatura ekstreme.

Tendenca globale dhe afatgjatë e ngrohjes është “e pajustifikueshme”, thotë raporti dhe “nuk ka asnjë shpjegim bindës alternativ” për ta fajësuar diçka tjetër përveç qënies njerëzore (makinat që ne i drejtojmë, centralet që prodhojnë energji, pyjet që shkatërrojmë).

Raporti vjen disa muaj pas njoftimit të Trump për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e Parisit për Klimën. Gjithashtu kohëve të fundit, presidenti amerikan ka përkrahur një politikë liberalizimi në fushën e energjisë dhe mjedisit, duke përfshirë rivendosjen e përdorimit të qymyrit.

Në prononcimet për media lidhur më këtë çështje, Trump nënvizonte se ndryshimet klimatike nuk janë reale, madje ngrohjen globale e quan një shaka.

/ABCNews