Edhe pse ministrja teknike e arsimit ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht këtë të enjte, akti i saj për shkarkimin dhe me pas zëvendësimin e disa prej anëtarëve të bordit të administrimit të Universitetit te Tiranës ka krijuar një përplasje që ka vijuar në distance mes dekanëve dhe rektorit të këtij universiteti.

Dekani i fakultetit ekonomik Dhori Kule e cilëson si nul aktin e ministres dhe të paligjshëm.

Por ndryshe mendon rektori Mynyr Koni, i cili mbështet vendimmarrjen e ish-ministres duke u përpjekur ta argumentojë atë.

Por veç kësaj përplasjeje të dekanëve dhe bordit te administrimit të universitetit dhe ministres e rektorit nga ana tjetër, situata e krijuar pas vendosjes së ministres teknike në drejtimin e Ministrisë se Arsimit  duket se do të ketë pasoja të renda për procesin e pranimit në universitete.

Dekani Kule thotë se ky proces në bazë të ligjit duhet të ishte mbyllur, por vonesat i ka krijuar një akt i ndërmarrë nga rektori.

Një vit më parë procesi i pranimeve në universitet solli një situatë kaotike duke u kthyer dhe në një debat politik./Tv Klan