kushtetuese

Gjykata kushtetuese ka vendosur të lërë në fuqi pezullimin e ligjit të procedurave tatimore që  parashikon deri në 10 fishim të gjobës për bizneset që kapen me shkelje.

Pasi ka dëgjuar për afro dy orë  pretendimet e të dyja palëve; të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Ministrisë së  Financave, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Ministrisë së Financave për heqjen e pezullimit  të ligjit.

Kjo masë  qëndron në fuqi deri në  dhënien e një  vendimi përfundimtar nga Kushtetuesja.

Gjatë seancës, anëtarët e Gjykates Kushtetuese shprehen hapur rezerva për ashpërsimet që sjell ligji.

 

Me këtë vendim të Gjykjates Kushtetuese, inspektoret tatimore që kapin  bizneset në  shkelje me  ligjin, nuk kanë të drejtë të vendosin gjoba sipas ligjit të ri, por sipas atij të vjetrit .

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut  tha se  të premten do të depozitojë në Gjykaten Kushtetuese  kërkesën për pezullim të ndryshimeve në  Kodin Penal, që parashikon burg për bizneset që kryejnë evazion  fiskal. Ndryshimet në kod hyjnë në fuqi në 29 janar.

Tv Klan