Opozita ngriti dyshime në komisionin e veprimtarive prodhuese, nëse ka lidhje me prodhimin e energjisë nga inceneratorët, përjashtimi nga afati ligjor i zakonshëm i miratimit të kontratave konçesionare që lidhen me energjinë e rinovueshme dhe termocentralet. Florion Mima kërkoi një përgjigje të prerë.

“Dua të pyes a kanë lidhje me inceneratorët këto ndryshimet dhe përgjigjen e dua po ose jo. Jo më shumë”, tha Florion Mima, deputet i PD.

Por nga ana e saj qeveria mohoi që të ketë një lidhje të tillë.

 “Jo nuk ka lidhje, e kemi bërë për të rregulluar ligjërisht termocentralet sepse nuk parashikoheshin në asnjë ligj dhe nuk kishim bazë proceduriale”, tha Etleva Kondi nga Drejtoria e Koncesionit në Ministrinë e Infrastrukturës në Energjetikës.

Deputetët e demokratë u ndihmuan në këtë seancë edhe nga ata të mazhorancës. Besnik Baraj propozoi që të shtohej përjashtimi i inceneratorëve nga ndryshimet e ligji për partneritetin publik privat. Qeveria parashikon në këtë nisëm që të shkurtojë kohën e dhënies së një kontrate konçesionare për vepra në energjitikë dhe fushën e termocentraleve që kanë një vlerë investimi mbi 100 milion euro, kjo pasi shumë kontrata me vlera të mëdha kanë zgjatur deri në 2 vjet për të marrë miratimin, duke stepur investitorët.

Tv Klan