Vetëm një muaj pasi Fatmir Xhafaj mori detyrën e ministrit të Brendshëm ai ka shkrirë të gjithë kupolën e Policisë së Shtetit.

Krerët e 10 Drejtorive Vendore, janë shkarkuar nga detyra dhe po ashtu janë larguar krerët e disa drejtorive të Rëndësishme në Policinë e Shtetit. Pak ditë pas largimit të Ardian Çipës nga Drejtoria e Hetimit të Krimit të organizuar e Krimeve të Rënda, në vend të tij është emëruar Idajet Faskaj.

Vendin e tij në Drejtorinë e Narkotikëve e ka zënë Sokol Selfollari. Drejtor i Kufirit dhe Migracionit është emëruar Aida Hajnaj, e cila ka zëvendësuar në këtë detyrë Genc Merepezën.

Sokol Bizhga, që mbante funksionin e Drejtorit të Studimeve Strategjike, është emëruar Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale. Në detyrën e mëparshme të Bizhgës është emëruar Shkëlqim Saço.

Në drejtorinë e Hetimit të Krimeve të Rënda, është emëruar Niko Brahimaj, i cili ka zëvendësuar në këtë detyrë, Arben Dashin, që është emëruar Drejtor i Policisë së Elbasanit. Ervin Hodaj u largua nga drejtimi policisë së Tiranës duke u zëvendësuar me Ardi Veliun.

Në Shkodër Alban Çela, është zëvendësuar nga Gjovalin Loka. Bledar Çeliku, në Lezhë, ka zëvendësuar Ermal Muçën.

Po kështu Dilaver Shimaj, ka marrë detyrën e kreut të Policisë së Beratit, duke zëvendësuar Fatmir Lleshin. Lorenc Panganika mori detyrën e drejtorit të Policisë së Beratit. Në Vlorë, Gentian Shehaj, zëvendësoi Jaeld Çelën. Arben Skëndo që kryente deri më tani funksionin e kreut të SHÇBA-së, u emërua në krye të Policisë së Korçës. Prej ish- drejtorëve të Policisë vendore, Alfred Çepe, është  i vetmi që lëvizi në një detyrë paralele. Ai u emërua drejtor i Policisë vendore në Durrës, në vend të Perlat Çullhajt. Ndryshime janë kryer edhe në nivele më të ulëta të Policisë së Shtetit.

Njoftimi i Policisë:

 Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kryhen këto emërime:

•           Drejtues i Parë IDAJET FASKAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshem për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda.

•           Drejtues SOKOL SELFOLLARI, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Rënda.

•           Drejtues AIDA HAJNAJ, deri tani Shef i Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin.

•           Drejtues i Parë SOKOL BIZHGA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike.

•           Drejtues i Parë SHKËLQIM SAÇO, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Strategjik, në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.

•           Drejtues i Parë NIKO BRAHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Pergjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda.

•           Drejtues i Parë FREDI AGASTRA, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

Në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit janë bërë këto emërime:

•           Drejtues i Parë GJOVALIN LOKA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

•           Drejtues i Parë DYLAVER SHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

•           Drejtues i Parë ALFRED ÇEPE, deri tani Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policise Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë, Durrës.

•           Drejtues i Parë ARBEN DASHI, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

•           Drejtues ARDI VELIU, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

•           Kryekomisar ALBERT NUSHI, deri tani Komandant i Repartit “DELTA” Vlore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

•           Drejtues GENTJAN SHEHAJ, deri tani Përgjegjës i Departamentit / zv/Drejtor në Departamentin e Policimit në Patrullë, në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë .

•           Drejtues i Parë LORENC PANGANIKA, deri tani Pedagog Departamenti ij Formimit të Vazhdueshëm, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokaster .

•           Drejtues BLEDAR ÇELIKU, deri tani Zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkoder, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

•           Drejtues i Parë ARBEN SKËNDO, deri tani Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së, emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

•           Kryekomisar IDAJET HOXHA, deri tani Shef Sektori / Specialist në Sektorin për Asetet Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

•           Kryekomisar ARBEN JOCA, deri tani Shef Sektori/Specialist në Sektorin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

•           Kryekomisar LUAN HYSENI, deri tani Shef i Sektorit të Analizës dhe Kartotekës në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë.

•           Drejtues MANOL DHAMAJ, deri tani Shef Sektori / Specialist ne Sektorin e Pranimit dhe Rekrutimit, ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

•           Drejtues BASHKIM SHEHU, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në DVP Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

•           Drejtues ILIRJAN BALLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Diber, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

•           Drejtues SHKËLQIM PEPKOLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.

•           Drejtues KOÇO DAFA, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit dhe Koordinimit të Operacioneve në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

•           Drejtues FATMIR HOXHA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë  Gjirokastër, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

•           Drejtues ADRIATIK TAFÇIU, deri tani shef i Sektorit të Planifikimit dhe Kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

•           Kryekomisar SOKRAT GODE deri tani me detyrë në strukturat e SHÇBA emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

•           Kryekomisar SHKËLZEN REXHEPI, deri tani shef i Sektorit Qendror Kombëtar, INTERPOL, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë