Twitter ka paralajmëruar 330 milionë përdorues të tij për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre pasi është vënë re një keqfunksionim në disa tekste në rrjetin e saj të brendshëm.

Rrjeti social tha se një hetim i brendshëm nuk kishte gjetur asnjë shenjë që konstatonte nëse fjalëkalimet ishin vjedhur ose keqpërdorur.

Sidoqoftë, Twitter u kërkoi të gjithë përdoruesve të tij të marrin në konsideratë ndryshimin e fjalëkalimeve.

Twitter nuk ka deklaruar numrin e fjalëkalimeve të prekura.

Kuptohet që numri ishtë i konsiderueshëm dhe se ata ishin të ekspozuar prej disa muajsh.

Rrjeti social e zbuloi keqfunksionimin disa javë më parë dhe sipas BBC e ka raportuar atë te disa rregullatorë./tvklan.al