Ndryshojnë krerët e Tatimeve dhe Doganave në vend.

Brisida Shehaj largohet nga Drejtoria e Tatimeve dhe në vend të saj emërohet Vasilika Vjerro, që deri më sot ka mbajtur postin e Drejtoreshës së QKR -së.

Ish – Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka marrë postin e Zv/Ministres së Ekonomisë. Ndërsa këshilltarja e Kryeministrit, Belinda Ikonomi do të mbajë postin e Drejtoreshës së Doganave.

Irena Beqiraj që deri më sot mbante postin e Zv/Ministres së Financave do të jetë këshilltarja e Kryeministrit Edi Rama. Një tjetër lëvizje është edhe ajo e Pranvera Fagut, e cila do të mbajë postin e drejtoreshës së QKR-së.

Tv Klan