blvKjo është pamja e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në prag të vizitës së Papa Françeskut.

Jane portrete te priftërinjve të kishës katolike te martirizuar nga diktura.

Mirela Kumbaro – Ministre e Kulturës:”Sot e reja është që në këtë bulevard kemi varuar edhe portrete të disa dëshmorëve që janë martirë, priftërinj të kishës katolike, edhe civilë, por të gjithë kanë qenë dëshmorë që nuk ranë me armë në dorë, por ranë para armëve që iu drejtuan atyre kur iu kërkua të hiqej dorë nga liria e besimit”.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është shprehur se ky dekor në Bulevard u ideua nga Kryeministri Rama dhe u shqyrtua nga Komisioni për përgatitjet e vizitës së Papës në bashkëpunim me Protokollin e Vatikanit.

Gjithashtu Kumbaro prezantoi edhe programin e aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e vizitës së Papës në Shqipëri.

Tv Klan