Pas bllokimit të punimeve tek “Veliera”, Marsin e vitit të kaluar, bashkia e Durrësit ndërhyn në projekt. Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako tha se janë bërë disa ndryshime  të cilat synojnë ruajtjen  e zonave arkeologjike.

“Projekti është i njëjtë, por ruan mbetjet arkeologjike të cilat do të jenë të aksesueshme për qytetarët”.

Ndërsa përsa i përket zonës B arkeologjike, lidhur me projektin për pallatin e drejtësisë pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve, punimet po mbahen të bllokuara deri në përfundimin e studimit nëse cënon ose jo arkeologjinë.

Edhe tek zona muzeale nuk fillojnë dot punimet për shkak te arkeologjisë, është në zonën B, nuk është dhënë përgjigja nga ministria”.

Pak ditë më parë  Gjykata Administrative në Durrës shtyu sërish vendimin për projektin “Veliera”, për veprime procedurale, pasi kërkoi informacion për shoqërinë civile dhe  statusin e saj. 

Shoqëria civile kërkon shfuqizimin e plotë të  “Velierës” me pretendimin se është dëmtuar zona arkeologjike A.

Tv Klan