Studimet për drejtësi kthehen në 5-vjeçare. Ndryshimi i sistemit ndodh vitin e ardhshëm akademik. Ndërkohë dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës shpjegon edhe kriteret e reja të pranimit. 

Për t’u diplomuar si jurist, studentët duhet të përfundojnë pesë vite shkollim universitar. Fakulteti i Drejtësisë vitin e ri akademik del nga sistemi  3+2 i Bolonjës dhe nis me programin e integruar. 

Gjithashtu kanë ndryshuar edhe kriteret e pranimit. Lëndët me zgjedhje të shkollës së mesme të cilat mund të mos ishin ndjekur nga gjimnazistët nuk janë më kusht për të nisur studimet në Fakultetin e Drejtësisë. 

Ndërkohë auditorët po përgatiten për të pritur më shumë studentë. Dekani Hoxha flet për 750 kuota të lira nga 640 që ishin vitin e shkuar ndonëse vetëm 610 prej tyre u plotësuan./ ABC News