Andrea Memollari, 20 – vjeçari i cili mesditën e sotme aksidentoi për vdekje nënën e dy fëmijëve, nuk është emër i panjohur për uniformat blu të kryeqytetit.

Në Mars të 2015 – ës, Memollari u arrestua pasi tentoi të korruptonte policinë, duke i ofruar ryshfet.

Ai ishte duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në zonën e Medresesë, në Tiranë, kur iu kërkua nga efektivët e Policisë Rrugore që të ndalonte, por Memollari nuk iu bind urdhërit të tyre.

Pasi u ndalua, 20 – vjeçari tentoi që të korruptonte policinë duke i ofruar 500 lekë.

Vendimi i gjykatës:

Në datë 03.03.2015, ora 18.22 i pandehuri Andrea Memollari ka qenë duke qarkulluar në rrugën ‘Ferit Xhajko’ me mjetin TR 7049 I.

Pasi është konstatuar duke qarkulluar tej shpejtësisë së lejuar i është bërë shenjë ndalimi nga punonjësit e policisë Oresti Cane dhe Artur Dhimitri.

Në momentin që punonjësit e policisë po kryenin kontrollin, i pandehuri Andrea Memollari i ka ofruar punonjësit të policisë shumën prej 500 lekë të reja, të cilën e kishte futur në lejen e qarkullimit. Në këtë moment, i pandehuri Andrea Memollari u ka kërkuar punonjësve të policisë që të ikte dhe u ka thënë: “

Merre, pini një kafe dhe mos më vononi se kam një takim’

.

Në këto kushte nga ana e punonjësve të policisë është bërë kapja e personit nën hetim në kushtet e flagrancës dhe më pas është bërë arrestimit i tij.

I pyetur në hetimet paraprake dhe në gjykatë, i pandehuri Andrea Memollari e ka pranuar plotësisht akuzën që i është bërë dhe tregohet i pënduar për veprën që ka kryer.

Andrea Memollari është dënuar me 40 orë punë me interes publik, më datën 24.06.2015 nga gjyqtari Martin Deda.

Andrea Memollari, i lindur në Mars 1996 në Çorovodë dhe banues në Tiranë edhe ditën e sotme lëvizte me shpejtësi të lartë, në një zonë të populluar.

Por ndryshe nga një vit më parë, kur Memollari u ndalua në kohë, sot, ai i mori jetën nënës së dy fëmijëve vetëm 7 dhe 13 – vjeç. /tvklan.al

sadsads